Nëse jeni te pema e një grupi familjar, është e rëndësishme për këtë pemë që të dallojë se cili person jeni ju. Profili që ju përfaqëson në një pemë të grupit familjar, duhet të ishte përzgjedhur kur u bashkuat me pemën e grupit familjar apo kur e krijuat atë. Nëse kjo nuk u bë në mënyrë të saktë, ju mund ta ndryshoni personin e fillimit.
Hapat (këndi i internetit)
- Ndërsa keni nënshkruar hyrjen te programi FamilySearch, klikoni tek emri juaj në cepin e sipërm djathtas.
- Klikoni te Grupet Familjare.
- Klikoni te grupi familjar.
- Te Veçoritë e Grupit dhe Pemës, klikoni te Personi i Fillimit.
- Klikoni te Ndryshoje.
- Gjeni emrin tuaj te lista dhe klikoni te Përzgjidh.
- Verifikoni që personi është i duhuri dhe klikoni te Po, Vazhdo.
Hapat (programi për telefonat celularë)
Tani për tani, nuk mund ta ndryshoni personin e fillimit te programi për telefonat celularë Pema Familjare. Më mirë përdorni këndin e internetit.