Si ta përdor listën e Gjërave për t’u Bërë?

Share

Lista e Gjërave për t’u Bërë është e shkëlqyer për gjëra të tilla si planifikimi i hapave të mëtejshëm të kërkimit apo rrokjen e ideve ose pyetjeve që do të dëshironit t’u jepni përgjigje rreth paraardhësve të caktuar.

Si funksionon kjo:

Për të gjetur veçorinë e Gjërave për t’u Bërë:
Në këndin e internetit FamilySearch.org, pasi të nënshkruani hyrjen, Lista e Gjërave për t’u Bërë gjendet te cepi i poshtëm djathtas i ekranit.

Për të shtuar listën e Gjërave për t’u Bërë: 
1. Përzgjidhni + Shto një zë… në fushën në krye të kutisë Lista e Gjërave për t’u Bërë.
2. Shtypeni në tastierë listën tuaj të Gjërave për t’u Bërë.
3. Prekeni me gisht ose klikoni te shenja përzgjedhëse për ta ruajtur.
Shënim: Kufiri i karaktereve është rreth 1000 karaktere, në varësi të gjuhës.

Për ta redaktuar ose fshirë listën e Gjërave për t’u Bërë:
1. Gjeni vendndodhjen e listës së Gjërave për t’u Bërë që dëshironi të redaktoni ose fshini.
2. Në anën e djathtë të zërit Gjëra për t’u Bërë, prekni me gisht ose klikoni tek 3 pikat.
3. Prekni me gisht ose klikoni te Redakto për të bërë një ndryshim në listën e Gjërave për t’u Bërë ose te Fshi për ta hequr nga lista.

Zërat e përfunduar 
Pasi ta shënoni si të mbaruar një zë nga lista e gjërave për t’u bërë, ai do të shfaqet në listën e Zërave të Përfunduar. Zërat e përfunduar mund të fshihen duke i prekur me gisht ose duke klikuar tek ikona koshi i mbetjeve.

Hallkat lidhëse në zërat e listës së Gjërave për t’u Bërë 
Mund të përfshini hallka lidhëse për te faqet e internetit ose te persona në Pemën Familjare në listën tuaj të Gjërave për t’u Bërë. Këto hallka lidhëse mund të veprojnë si rrugë të shkurtra për të kaluar direkt në zonën e faqes ku dëshironi të punoni.

Shënime: Këto udhëzime janë për Listën e Gjërave për t’u Bërë në faqen e re kryesore (sigurohuni që butoni pranë Provo veçoritë e faqes së re kryesore në cepin e sipërm djathtas të ekranit, është në anën e djathtë ose është i aktivizuar). Mundësia Lista e Gjërave për t’u Bërë nuk është në dispozicion te programet për telefonat celularë; ajo është në dispozicion vetëm te këndi i internetit FamilySearch.org.

 

A ishte kjo e dobishme?