Kur e etiketoni një burim, ju e ktheni atë në referencë për një hollësi të renditur te faqja e personit te Pema Familjare. Mundësia për të krijuar një etiketim shfaqet te kolona e majtë të Lidhësit të Burimit pasi të klikoni te butoni vjollcë Krahaso.

Cilat janë kategoritë e ndryshme të etiketimeve?
Në varësi të informacionit që gjendet te burimi, mund ta etiketoni burimin te secila nga hollësitë e përmendura në faqen e personit, përfshirë tek:
- Emri
- Lindja
- Vdekja
- Gjinia
- Pagëzimi në Kishë Tjetër
- Varrimi
- Vendbanimi
Për ta etiketuar burimin te hollësia, klikoni te kutia përzgjedhëse që shfaqet pranë saj. Ju gjithashtu mund ta hiqni burimin nga një hollësi e caktuar duke e hequr shenjën e përzgjedhjes nga kutia përzgjedhëse.