Si t’i shtoj apo heq etiketat e temave te Kujtimet?

Etiketat e temave janë fjalë ose fraza të termave të kontribuara nga përdoruesit, që përshkruajnë fotografitë, historitë dhe materialet zanore në FamilySearch. Etiketa të temave të tilla si “recetë”, “hero lufte” ose “pagëzim” i bëjnë këto kujtime më të lehta për t’u gjetur.

Ndërsa punoni me etiketa temash, mbani mend këto këshilla:

  • Mund ta shtoni të njëjtën etiketë te kujtime të shumta njëherësh për të gjitha. Për udhëzime, shihni “Si ta shtoj të njëjtën etiketë teme tek të dhëna të shumta?” në ndarjen Artikuj të ngjashëm më poshtë.
  • Çdo përdorues mund të shtojë ose heqë etiketa temash nga një kujtim, pavarësisht se kush e dorëzoi atë.
  • Një kujtim mund të ketë deri në 30 etiketa temash.
  • Etiketat e temave nuk mund të përmbajnë simbole grafike [emoji] ose karakteret vijuese: ~!@#$%&*(){}[]<>?/|\:;_+=.
  • Etiketat e temave nuk përkthehen. Nëse shtoni etiketën e temës “church” (në anglisht) te një kujtim, një përdorues që kërkon për “kisha” (fjala në shqip për Kishën) nuk do ta gjejë atë.
  • Nuk mund të krijoni etiketa temash të përsëritura. As nuk mund të krijoni përsëritje ku i vetmi ndryshim është përdorimi i germës së madhe. Për shembull, ju nuk mund të krijoni etiketa të veçuara për “Church” (me një germë të madhe) dhe “church” (me një germë të vogël).
  • Format e fjalëve, të tilla si shumësat, konsiderohen si të ndryshme. Prandaj mund të krijoni si “receta” ashtu edhe “recetat”. Sidoqoftë, nëse kërkoni për “receta”, ju nuk gjeni kujtime të etiketuara me “recetat”.
  • Kur kërkoni kujtime, ju mund të përfshini deri në 5 etiketa temash. Për shembull, mund të kërkoni për etiketa temash si “foto familjare”, “Nebraska” dhe “1921” për të gjetur të gjitha kujtimet që i kanë këto tri etiketa të temave.

E rëndësishme: Shtimi i një etikete teme nuk e bashkëngjit kujtimin te një person në Pemën Familjare.

A ishte kjo e dobishme?