Keni mundësinë të shkruani një deklarim arsyeje sa herë që e fshini, redaktoni ose shtoni informacionin që gjendet tashmë te Pema Familjare në programin FamilySearch.
- Një deklarim arsyeje i formuluar qartë i ndihmon përdoruesit e tjerë të kuptojnë se përse bëtë modifikime te Pema dhe ata, për rrjedhojë, do të jenë më pak të prirur ta zhbëjnë apo ndryshojnë punën tuaj.
- Deklarimi juaj i arsyes nuk ka nevojë të jetë i gjatë apo i ndërlikuar.
- Një deklarim i shkurtër arsyeje është shumë mirë – për sa kohë që është i qartë dhe specifik.
