
Kur keni pyetje rreth hollësive që shihni te Lidhësi i Burimit, përpiquni të shikoni ose dokumentin ose figurën e burimit për më shumë informacion. Nëse është në dispozicion, hallka lidhëse për secilin nga burimet do të shfaqet fill mbi kolonën e majtë të Lidhësit të Burimit.
Shikimi i dokumentit
Dokumenti është një transkriptim digjital i informacionit që gjendet te burimi. Ai është burimi siç qe lexuar dhe interpretuar ose nga një vullnetar, ose nga një kompjuter.
- Dobia e të parit të dokumentit është se informacioni është i qartë dhe i lehtë për t’u lexuar.
- Pra, nëse ka një gabim në transkriptim, nuk do të jeni në gjendje ta përcaktoni atë gabim duke parë vetëm dokumentin.
Shikimi i figurës
Figura është një fotografi e burimit aktual. Ajo përmban çdo gjë që qe shkruar me dorë, shtypur në tastierë ose shtypur në letër te burimi. Në shumicën e rasteve, është një burim më i plotë sesa dokumenti.
Ku të shikoni

Për të parë dokumentin ose figurën, shkoni në krye të kolonës së majtë të Lidhësit të Burimit dhe klikoni te Shiko Dokumentin ose Shiko Figurën.
- Një panel shikimi do të hapet në anën e djathtë të ekranit ku mund ta studioni burimin pa u shkëputur nga vendi ku jeni te Lidhësi i Burimit.
- Nëse nuk e shihni një hallkë lidhëse për të parë figurën, ka mundësi që programi FamilySearch nuk i zotëron aktualisht të drejtat për ta shpërndarë figurën digjitale.