Rreth veçorive të përditësuara të administrimit të grupit familjar

Share

Veçoria e grupeve familjare është përditësuar për ta lejuar familjen tuaj që të punojnë së bashku në një pemë të grupit familjar.

Çfarë mbetet si më parë

Grupet ende kanë nevojë për administratorë
Ne rekomandojmë që çdo grup të ketë të paktën 2 administratorë dhe maksimumi 3 administratorë, të cilët përmbushin role të rëndësishme në grupin e tyre:

  • Shërbejnë si ndihmuesit e grupit.
  • U japin të tjerëve të drejta administrimi.
  • Merren me anëtarësinë e grupit.
  • Aktivizojnë mundësitë për grupin.
  • Përcaktojnë hollësitë e grupit (fotografinë, emrin, përshkrimin, kodin e sjelljes).
  • Krijojnë një pemë fillestare të grupit familjar (nëse dëshirohet).

Bashkëbisedimi i grupit në internet
Anëtarët e grupit ende mund të bashkëpunojnë duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit si grup në internet.

Cilat janë të rejat apo ndryshimet

Pemët e grupeve familjare
Tani grupet mund të kenë një pemë të përbashkët të grupit familjar, që i lejon ta kenë të përbashkët një pemë që përmban familjarët e tyre të gjallë.

Përzgjidhni një pemë të parapëlqyer
Tani mund të zgjidhni një pemë të parapëlqyer. Kjo pemë shfaqet në mënyrë të paracaktuar nga sistemi kur hapni Pemën Familjare dhe përdoret kur llogariten lidhjet familjare ndërmjet jush dhe një personi në Pemën Familjare apo një përdoruesi tjetër.

Procesi për ftesën
Procesi për të ftuar anëtarë të grupit është thuajse njësoj si më parë. I vetmi ndryshim është që nëse një grup familjar ka një pemë të grupit familjar, cilëtdo që i bashkohen grupit duhet së pari të jenë në pemë.

Gjatë provave të hershme me të drejtën e hyrjes, ne eksperimentuam duke u kërkuar administratorëve që t’i dërgonin secilit anëtar të ri të grupit një hallkë lidhëse ftese unike. Ne morëm përshtypjet që kjo ishte tepër e ndërlikuar dhe e rikthyem përsëri te procesi fillestar.

Tabela e njoftimeve familjare
Tabela e re e njoftimeve familjare ju lejon të publikoni mesazhe për grupin.

Mësoni më shumë

Për ndihmë që t’ia nisni nga puna, vizitoni Qendrën e të Mësuarit për Pemën e Grupit Familjar për të gjetur materiale të dobishme filmike, pyetje që bëhen rëndom dhe artikuj.

A ishte kjo e dobishme?