Pemët e grupeve familjare janë tani në dispozicion për të gjithë. Nuk keni më nevojë të shkoni te Laboratorët e Programit FamilySearch për t’i provuar. Nëse ishit një prej përdoruesve tanë të parë, ju falënderojmë për kohën dhe përshtypjet tuaja.
Çfarë mbetet si më parë
Kur të punoni te Pema Familjare, do të shihni që shumica e veçorive funksionojnë krejtësisht njësoj si më parë. Edhe llojet e shkrimit, ngjyrat, madhësitë e shkrimit, kontrasti dhe pamja e errët mbeten si më parë.
Cilat Janë të Rejat apo Çfarë Ka Ndryshuar
Mbani një pemë të përbashkët me njerëz të gjallë: Me pemët e grupeve familjare, ju mund ta keni të përbashkët me pjesëtarët e gjallë të familjes pjesën e pemës suaj që përmban njerëz të gjallë. Të gjithë shohin të njëjtën pemë.
Shtoni një pemë të grupit familjar te grupet tuaja ekzistuese familjare ose krijoni një grup të ri me një pemë: Nëse e keni tashmë një grup familjar, mund ta aktivizoni mundësinë që të keni një pemë të përbashkët të grupit familjar. Nëse nuk keni një grup familjar, mund të krijoni një grup të ri që ka një pemë të grupit familjar që në fillim.
Administroni grupet familjare: Veçoritë e përmirësuara të administrimit të grupeve familjare ju lejojnë të shtoni një pemë të grupit familjar për grupin tuaj, të shihni hollësitë e pemës, të shikoni një tabelë të njoftimeve për veprimtaritë e grupit dhe të vendosni personat e fillimit. Ju ende mund t’i vini emrin grupit, të shtoni një fotografi, të bashkëbisedoni në internet me grupin dhe të merreni me të gjithë administrimin tjetër të grupit. Për t’iu përshtatur të gjitha veçorive të reja, është zgjeruar ekrani dhe janë riorganizuar veçoritë.
Lundroni midis grupit dhe pemës së grupit: Ju mund të kaloni lehtësisht nga pema e grupit familjar për te grupi familjar që ka qasje tek ajo.
Kaloni lehtësisht nga një pemë tek tjetra: Mund ta dalloni lehtësisht se në cilën pemë jeni dhe të kaloni sa te një pemë tek tjetra duke përdorur përzgjedhësin e ri të pemës, që ndodhet në anën e sipërme të majtë të Pemës Familjare.
Kufizojini kujtimet për një grup familjar: Ju mund të ngarkoni kujtime dhe ta kufizoni dukshmërinë e tyre për grupin familjar.
Pamja vertikale: Pamja e re Vertikale është veçanërisht e dobishme për të parë rrethin tuaj familjar në një pemë të grupit familjar.
Lista e Njerëzve me Profil Privat: Lista e Njerëzve me Profil Privat është bërë më e fuqishme dhe rrjedhimisht është zhvendosur nga mundësia Kontributet e Mia te menuja e lundrimit e Pemës Familjare. Lista tani përmban njerëz të gjallë si te pemët tuaja private, edhe te pemët e grupeve familjare dhe identifikon përsëritjet e mundshme brenda të njëjtës pemë. Do të gjeni gjithashtu mundësitë që ju lejojnë t’i kopjoni njerëzit nga lista juaj private për te pema e grupit familjar ose te pema juaj private.
Ndiqini të gjallët: Tani mund t’i ndiqni njerëzit e gjallë te pema e grupit familjar dhe të bëni që të shfaqen te lista juaj e personave që ndiqni.
Mësoni më shumë
Për ndihmë që t’ia nisni nga puna, vizitoni Qendrën e të Mësuarit për Pemën e Grupit Familjar për të gjetur materiale të dobishme filmike, pyetje që bëhen rëndom dhe artikuj.