Lidhjet familjare mes së njëjtës gjini në FamilySearch: PBR

Programi FamilySearch është një nga koleksionet më të mëdha në botë të të dhënave gjenealogjike, të nxjerra nga burime civile, kishtare dhe burime të tjera për t’u vlerësuar për vlerën e tyre gjenealogjike nga çdo njeri që i kërkon. Pema Familjare në FamilySearch tani siguron mundësinë që përdoruesit të dokumentojnë lidhjet familjare mes së njëjtës gjini.   

Në përputhje me doktrinën e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, vetëm martesat midis njerëzve me gjini të kundërta mund të celebrohen ose vulosen në tempull.

Pyetje e Përgjigje – Përditësime për Lidhjet Familjare te Pema Familjare në FamilySearch

1. Pse po e bën këtë programi FamilySearch?

Pema Familjare në FamilySearch është hartuar që të nxitë saktësinë gjenealogjike të bazuar në dokumente nga burime origjinale. Pema Familjare siguron mundësinë që përdoruesit të dokumentojnë të gjitha lidhjet familjare, përfshirë martesat mes së njëjtës gjini dhe birësimet nga ato martesa. 

2. A është ky një ndryshim në doktrinën e Kishës?

Jo. Programi FamilySearch kërkon të ruajë në mënyrë digjitale dhe të mundësojë qasje te dokumentet gjenealogjike dhe historike, dhe kjo është pjesë e përpjekjeve të tij për të dokumentuar me saktësi familjen njerëzore. Kisha celebron ose vulos martesat vetëm midis njerëzve me gjini të kundërt. 

3. A mund të vulosen me njëri-tjetrin çiftet me të njëjtën gjini?

Jo. Në përputhje me doktrinën e Kishës, çiftet me të njëjtën gjini nuk vulosen me njëri-tjetrin, edhe po të jenë martuar ligjërisht. Një individ i vdekur që ka jetuar në një lidhje familjare në çift mes së njëjtës gjini ose që ka pasur lidhje martesore mes së njëjtës gjini, mund të marrë të gjitha ritet e tjera fetare të mundura në tempull për të cilat ai ose ajo ka të drejta. 

4. A mund të vulosen fëmijët e çifteve me të njëjtën gjini tek ata?

Jo. Në përputhje me doktrinën e Kishës, fëmijët nuk vulosen te çiftet me të njëjtën gjini, edhe nëse çiftet kanë qenë të martuar ligjërisht. 

5. A është programi FamilySearch faqja e parë gjenealogjike që lejon regjistrimin e lidhjeve familjare mes së njëjtës gjini?

Jo. Programi FamilySearch nuk është faqja e parë gjenealogjike që lejon regjistrimin e lidhjeve familjare mes së njëjtës gjini.  

6. Çfarë ndryshimesh do të shoh te Pema Familjare?

Kur shton një bashkëshort/e ose një prind, përdoruesi tani mund të shtojë një bashkëshort/e ose prind të së njëjtës gjini.  

7. Çfarë kërkohej për shtimin e këtij funksioni?

Disa sisteme që lidhen me Pemën Familjare, të tilla si Pema dhe sistemi për kërkimin te dokumentet, duhej të rihartoheshin ndjeshëm për të lejuar dokumentimin e lidhjeve familjare mes së njëjtës gjini, përpara se Pema Familjare të mund ta nxirrte këtë funksion.  

8. A funksionon ai në programin për telefonat celularë Pema Familjare?

Po. Ai do të funksionojë në programin për telefonat celularë sapo përdoruesi të instalojë përditësimet e nevojshme. 

9. A mund të dorëzoj kujtime (fotografi, histori, dokumente) tema e të cilave lidhet me lidhjet familjare mes së njëjtës gjini?

Standardet për dorëzimin e kujtimeve (fotografive, historive, dokumenteve) janë të njëjta për të gjithë përdoruesit dhe ndjekin Orientimet dhe Rregulloret për Ngarkimin në FamilySearch.

Të Përafërta

Pema Familjare në FamilySearch Shton Mundësinë për Dokumentimin e të Gjitha Lidhjeve Familjare (Redaksia e programit FamilySearch)
Si ta shtoj një bashkëshort/e ose partner/e te Pema Familjare?
Si ta shtoj një prind te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?