Cili është qëllimi i programeve FamilySearch dhe Pema Familjare?

Share

Qëllimi i përgjithshëm i programit Pema Familjare është t’ju ndihmojë të zbuloni familjen tuaj dhe si rrjedhim të zbuloni paksa për veten tuaj.

  • Programi Pema Familjare është i ndryshëm nga faqet e tjera të ngjashme gjenealogjike. Programi Pema Familjare është një pemë e vetme publike, e ndërtuar nga lidhja së bashku e familjeve. Faqet e tjera i lejojnë përdoruesit vetëm të krijojnë dhe të administrojnë pemët e veta private. Gjithsecili në programin Pema Familjare punon bashkërisht mbi të njëjtat të dhëna. Synimi ynë është të lidhim çdo anëtar të familjes njerëzore.
  • Programi Pema Familjare i krahason dokumentet historike me njerëzit te pema për t’ju ndihmuar të gjeni burime për atë person.
  • Programi Pema Familjare i krahason njerëzit e ngjashëm në pemë për t’ju ndihmuar të gjeni njerëz të përsëritur, të cilët mund t’i bashkoni.
  • Programi Pema Familjare siguron mjete për të shkëmbyer mesazhe dhe për të bashkëpunuar, si dhe përkrahje falas nëpërmjet telefonit dhe postës elektronike, për t’ju ndihmuar të zgjidhni gabimet.
  • Programi Pema Familjare përdor bazën gjigante dhe në zgjerim e sipër të të dhënave të programit FamilySearch për të siguruar dokumente me të dhëna ndihmëse. Të dhënat ndihmëse ju ndihmojnë të lidheni me brezat e mëparshëm.
  • Pjesa Kujtimet mund të ndihmojë të kultivohen lidhje më të thella me paraardhësit. Ju mund të ruani dhe të shpërndani fotografi dhe histori.
  • Ne duam që programi Pema Familjare të jetë i arritshëm nga sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Përveç këndit të plotë të internetit, mund të përdorni programet tona për telefonat celularë ose këndin e internetit Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.

Shpresa jonë është që përmes programit Pema Familjare, ne mund të punojmë së bashku për të krijuar një pemë familjare publike, të bazuar në burime cilësore. Ne duam t’i ndihmojmë pjesëtarët e familjeve të lidhen me të afërmit e vdekur dhe të gjallë.
Për të mësuar më shumë rreth programit FamilySearch, ose nëse ju nevojitet ndihmë, vizitoni faqen FamilySearch.org/about.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i dërgoj një mesazh dikujt që kontribuoi te Pema Familjare ose Kujtimet?
Si t’i përdor kujtimet te programi FamilySearch për t’i ruajtur historitë nga jeta e paraardhësve të mi?

A ishte kjo e dobishme?