Ku të gjej informacion rreth konferencës RootsTech?

Konferenca RootsTech është një ngjarje globale e historisë familjare, ku njerëz të të gjitha moshave mësojnë të zbulojnë, të shpërndajnë dhe kremtojnë lidhjet e tyre familjare nëpërmjet teknologjisë. Konferenca RootsTech ofron diçka për të gjithë, pavarësisht nga përvoja juaj me historinë familjare apo niveli juaj i aftësisë me teknologjinë.

Klasat dhe sesionet kryesore në RootsTech Connect 2021 janë regjistruar më parë. Të gjitha materialet filmike mund të shihen në internet falas dhe do të jenë në dispozicion deri pak para konferencës RootsTech 2022.

Konferenca RootsTech 2022 do të zhvillohet më 3–5 mars 2022, virtualisht te faqja e internetit: RootsTech.org.

Për informacionin më aktual rreth konferencës RootsTech, ju lutemi, shihni faqen RootsTech FAQ [PBR-të për konferencën RootsTech].

Artikuj të ngjashëm

Si ta shoh përmbajtjen e RootsTech Connect 2021 në një gjuhë tjetër përveç anglishtes?
Si të marr pjesë në RootsTech Connect 2021?

A ishte kjo e dobishme?