Përse ka një faqe të re kryesore të programit FamilySearch?

Share

Ka dalë një variant i ri i faqes kryesore FamilySearch.org. Ky ndryshim ishte i nevojshëm pasi teknologjia e përdorur për të krijuar variantin e mëparshëm u vjetrua. Sistemi i vjetruar e bënte të pamundur që të paraqiteshin veçori të reja apo edhe të bëheshin përditësime të thjeshta.

Veçoritë e Reja

Edhe pse ky përditësim kërkonte kalimin në një sistem krejtësisht të ri, mjetet dhe veçoritë të cilat jeni mësuar që t’i përdorni, janë ruajtur. Kemi shtuar edhe disa veçori të reja.

  • Një listë të re miqsh dhe një mjet për të administruar listat e miqve.
  • Një mënyrë për të shpërndarë publikime shoqërore dhe për të parë publikime prej miqve në tabelën tuaj të njoftimeve.
  • Gjejini lehtësisht paraardhësit me një kërkim që nxjerrë rezultate nga pema familjare, dokumente historike, kujtime dhe mbiemri.
  • Pjesa “Si të Filloni” për vizitorët e rinj.
  • Një përvojë e përmirësuar me të dhënat ndihmëse që përfshin më shumë hapësirë (në ekranet kompjuterike) për të vlerësuar të dhënat ndihmëse për dokumentin.

Ju lutemi, na bëni me dije se çfarë mendoni për këtë përditësim duke klikuar ose prekur me gisht te butoni Përshtypje në anën e majtë të faqes.

A ishte kjo e dobishme?