
Iu shtuam ngjyra hallkave të ndryshme lidhëse dhe butonave të ndryshëm për t’i ndihmuar përdoruesit që t’i kuptojnë më mirë mundësitë që u jepen.
- Butoni i gjelbër Shto është për të shtuar një person në dokumentin historik te Pema Familjare në programin FamilySearch. Nëse paraardhësi është tashmë te Pema Familjare, butoni i gjelbër Shto do të ketë funksionin e shtimit të një hollësie ose fakti te faqja e personit e një paraardhësi.
- Butoni vjollcë Krahaso është për të vendosur nëse personi në dokument është i njëjtë me personin te Pema Familjare. Nëse po, mund ta bashkëlidhni dokumentin te profili i personit.
- Butoni për shkëputje është për të hequr lidhjen midis dokumentit historik dhe personit te Pema Familjare. Do ta bënit këtë nëse do të zbulonit se personi në dokumentin historik është i ndryshëm nga personi i përmendur në Pemën Familjare.

Krijuam një panel të veçantë shikimi në anën e djathtë të ekranit për të parë dokumentet dhe profilet e personave nga Pema Familjare.
- Paneli është një shtesë e rëndësishme te Lidhësi i Burimit pasi ju lejon ta shikoni këtë informacion pa u larguar nga ky mjet.
- Paneli hapet kur klikoni tek emri i një personi ose kur klikoni te butoni për të parë dokumentin.