Si të krijoj një burim te Pema Familjare?

Nëse përdorni një burim që nuk është në FamilySearch, ju duhet ta shkruani me dorë titullin, faqen e internetit, citimin dhe shënimet. Më pas mund ta bashkëlidhni burimin aty ku nevojitet.

Ndërsa e futni burimin, jepni informacion të mjaftueshëm për të gjetur një person tjetër. 

Hapat (faqe interneti)

  1. Ndërkohë që nënshkruat hyrjen në FamilySearch, lundroni te faqja e Personit të individit që referon burimi.
  2. Paraqitini burimet e personit ose burimet e lidhjes së tyre familjare:
    • Nëse burimi është për një person, klikoni te nënndarja Burimet.
    • Nëse burimi është rreth lidhjes familjare në çift, klikoni te nënndarja Hollësitë. Rrëshqitni poshtë te pjesa Pjesëtarët e Familjes dhe klikoni tek ikona e redaktimit që është në krah të informacionit për martesën e çiftit.
    • Nëse burimi është për lidhjen familjare prind‑fëmijë, klikoni te nënndarja Hollësitë. Rrëshqitni poshtë te pjesa Pjesëtarët e Familjes dhe klikoni tek ikona e redaktimit që është në krah të emrit të fëmijës.
  3. Klikoni te Shto Burimin.
  4. Shkruajeni informacionin e burimit në fushat përkatëse, përfshirë arsyen për të bashkëlidhur një burim.
  5. (Fakultative) Në mënyrë të paracaktuar, është e shenjuar kutia e vogël në krah të butonit Shtoje te Kutia Ime e Burimeve. Për ta bashkëlidhur po këtë burim me njerëz të tjerë ose me lidhje familjare të tjera, lëreni atë të shenjuar. Mund ta përdorni më pas kutinë tuaj të burimeve për ta bashkëlidhur atje ku nevojitet pa pasur nevojë ta shtypni sërish në tastierë.
  6. Klikoni te Ruaj

Burimi i ri i shtohet personit ose lidhjes familjare që përzgjodhët.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, ju nuk mund të shtoni burime te lidhjet familjare në çift ose prind‑fëmijë. Megjithatë, akoma mund t’i shtoni një burim një personi.

  1. Lundroni drejt faqes së Personit të individit që referon burimi.
  2. Prekni me gisht nënndarjen  Burimet.
  3. Prekni me gisht te +.
  4. Prekni me gisht njërën nga mundësitë:
    • Që të kërkoni një burim për ta bashkëlidhur në bazën e të dhënave të dokumenteve, prekni me gisht te Kërko te Dokumentet.
    • Në qoftë se burimi është në internet, prekni me gisht te Shto një Burim me një Faqe Interneti.
    • Nëse dëshironi të përdorni një figurë digjitale, prekni me gisht te Shto Burimin me një Fotografi.
  5. Nëse e prekët me gisht mundësinë për të shtuar një burim me një fotografi, prekni me gisht te Shto Fotografinë. Mund të bëni një fotografi me aparatin tuaj. Mund të zgjidhni një fotografi nga pajisja ose materialet tuaja. Mund të shkoni te Galeria juaj e programit FamilySearch për të zgjedhur figurën.
  6. Shkruajeni informacionin e burimit në fushat përkatëse. Përfshini një arsye për ta bashkëlidhur burimin.
  7. Prekni me gisht te Ruaj.

Burimi i ri shfaqet te lista Burimet për personin.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Burimet nuk mund të shtohen nëpërmjet programit Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar. Në vend të kësaj, ju lutemi vizitoni faqen e plotë të internetit. 

Artikuj të ngjashëm

Si të shtoj një burim të jashtëm te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?