Përse te disa indekse ka kufizime për të hyrë?

Kufizimet për të hyrë tek indekset në FamilySearch vijnë nga marrëveshjet për koleksionin e dokumenteve midis programit FamilySearch dhe organizatave partnere. Kur bëhemi partnerë me palë të treta të interesuara, kjo ndihmon që programi FamilySearch përfundimisht t’u sigurojë më shumë të drejta hyrjeje te më shumë dokumente të gjithë atyre që e përdorin faqen.

Në disa raste, këto marrëveshje na japin leje të shpërndajmë dokumente të caktuara në mënyrë të kufizuar – për shembull tek ata që e vizitojnë personalisht Bibliotekën e Historisë Familjare ose qendrat vendore të historisë familjare.

Këtu janë disa zgjidhje të mundshme për t’i provuar kur një indeks që dëshironi të shihni, nuk është në dispozicion në internet:

  • Kërkoni te Katalogu për të parë nëse dokumente të ngjashme janë në dispozicion në një format tjetër.
  • Këshillohuni me Kërko në wiki për të gjetur burime të tjera informacioni për vendin ku të kërkoni
  • Kërkojini ndihmë për kërkimin forumit Komuniteti i programit FamilySearch.
  • Përpiquni të hyni te dokumentet në një datë më të vonë. Marrëveshjet tona mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe ne gjithmonë bëjmë çmos të vëmë në dispozicion më shumë dokumente për përdoruesit tanë.

Artikuj të ngjashëm

Përse programi FamilySearch lidh partneritet me organizata të tjera?

A ishte kjo e dobishme?