Etiketimi i njerëzve në një kujtim

Share

Etiketat tregojnë se kush paraqitet në një kujtim – njerëzit në një fotografi, histori ose dokument.

Si të etiketoni

  1. Nëse është një fotografi, së pari aktivizoni modalitetin e etiketimit duke përzgjedhur mundësinë Etiketo Njerëzit. Më pas, prekni me gisht ose klikoni për të përzgjedhur zonën e përshtatshme të kujtimit (si p.sh. një fytyrë apo emër).
  2. Nëse është një histori ose dokument, prekni me gisht ose klikoni tek Etiketo Njerëzit në cepin e poshtëm në anën e djathtë.
  3. Më pas, kërkoni emrin e personit duke shkruar një emër ose numrin e identifikimit të personit në dritaren Etiketo Njerëzit. Nëse kjo mënyrë nuk e gjen personin te pema juaj, mund ta shtoni emrin në mënyrë manuale.

Më Shumë

Si t’i etiketoj kujtimet e paraardhësve ose të afërmve të mi?
Si t’i redaktoj apo fshij etiketat e personave te Kujtimet?

A ishte kjo e dobishme?