Pemët e grupeve familjare janë një lloj grupi familjar që i lejon familjarët të punojnë së bashku te Pema Familjare. Në një pemë të grupit familjar, pjesëmarrësit e grupit mund të shtojnë ose modifikojnë informacione për të njëjtët persona të gjallë brenda së njëjtës pemë. Kjo përfshin të qenit në gjendje për të shtuar dhe parë kujtimet dhe burimet – gjithçka që mund të bëni tani me personat e vdekur. Në një pemë të grupit familjar, të gjithë anëtarët e grupit mund t’i shohin dhe redaktojnë të gjithë ata njerëz të njëjtë, përfshirë njerëzit e gjallë.
Me pemët e grupeve familjare, ne shpresojmë t’u japim përdoruesve të programit FamilySearch disa përfitime të rëndësishme:
Të krijoni lidhje me familjarët tuaj të gjallë. Të nxitni unitetin.
Mblidhini familjarët tuaj në një grup dhe shihni po të njëjtin trung familjar. Përfshijini familjarët tuaj në shfletimin e historisë së tyre familjare si një ekip. Pasurojeni historinë tuaj me fotografi, histori dhe burime.
Të tregoni dhe mbroni.
Tregoni kujtime dhe pika kulmore të jetës ndërsa janë ende të freskëta, dhe mbrojeni privatësinë në internet të gjithsecilit.
Të lini një trashëgimi.
Sigurohuni që brezat e ardhshëm të familjes suaj mund të futen tek ky informacion që të mësojnë rreth jetës suaj.