
Dokumentet historike shpesh përmbajnë emra të pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ju mund të përdorni Lidhësin e Burimit për ta bashkëlidhur burimin me çdo pjesëtar të familjes që gjendet tashmë te Pema Familjare. Nëse personi nuk është ende në Pemën Familjare, mund ta shtoni personin dhe më pas ta bashkëlidhni burimin pas kësaj.
Ja se si funksionon:
- Shqyrtojeni kolonën e majtë të Lidhësit të Burimit dhe kërkoni emra të pjesëtarëve të tjerë të familjes.
- Kur gjeni emrin e një pjesëtari tjetër të familjes, shihni nëse ka një emër që përkon në kolonën e djathtë. (E dhënë ndihmëse: nëse emrat përkues janë në rreshta të ndryshëm, mund t’i tërhiqni dhe t’i lëshoni me butonin e mausit tuaj në mënyrë që të jenë në një rresht së bashku.)
- Klikoni te butoni vjollcë Krahaso.
- Shqyrtojeni informacionin dhe përcaktoni nëse 2 anët e Lidhësit të Burimit përshkruajnë të njëjtin person.
- Nëse përgjigjja është po, lini një deklarim arsyeje që shpjegon se si arritët në këtë përfundim tuajin dhe klikoni te Bashkëlidh.
Shënim: Nëse te burimi ka diçka të re ose që mungon nga Pema Familjare, do t’ju duhet së pari të klikoni te Shto për ta shtuar hollësinë te kolona e djathtë dhe pastaj të klikoni te Bashkëlidh.