Duke filluar nga viti 2023, do të jeni në gjendje ta nënshkruani hyrjen te programi FamilySearch duke përdorur një llogari të platformave Facebook, Google, Apple ose të Kishës (ChurchofJesusChrist.org). Ndërkohë që disa prej këtyre mundësive të kyçjes në sistem kanë qenë në dispozicion më parë, disa janë të reja.
Vini re: Disa mundësi të kyçjes në sistem mund të mos jenë në dispozicion në të gjitha gjuhët.
Përdorimi i mundësive të ndryshme të kyçjes në sistem mund t’ju ndihmojë që ta zvogëloni shtypjen e lodhshme me tastierë të emrave të përdoruesit dhe fjalëkalimeve të ndryshme dhe mund ta bëjë shumë më të shpejtë nënshkrimin e hyrjes në FamilySearch. Kjo mund t’ju ndihmojë edhe nëse shihni se vazhdoni ta harroni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj për programin FamilySearch apo nëse parapëlqeni mënyra të tjera të nënshkrimit të hyrjes sesa të shtypni një fjalëkalim me tastierë (të tilla si përdorimi i çelësit të kalimit të programeve Google ose Apple).
Gjithashtu, nuk ju duhet të përdorni vetëm një mundësi të kyçjes në sistem. Mund të lidhni aq shumë mundësi sa do të donit! Lidhja e kyçjeve në sistem është e lehtë:
Nëse e keni tashmë një llogari për programin FamilySearch, në FamilySearch.org klikoni te veçoria Nënshkruaj Hyrjen dhe zgjidhni se cilën mundësi të nënshkrimit të hyrjes parapëlqeni, duke përdorur ikonat në krye të faqes. Nëse nuk e keni lidhur ende llogarinë tuaj të programit FamilySearch me një llogari të platformave Facebook, Google ose Apple, klikimi tek ikona për cilëndo prej këtyre faqeve do t’ju shfaqë nxitje për të ndihmuar që t’i lidhni llogaritë tuaja.
Për ndihmë me nënshkrimin e hyrjes duke përdorur një Llogari të Kishës, vizitoni këtë artikull ndihmues.
Për të krijuar një llogari të re në FamilySearch duke përdorur këto mundësi të kyçjes në sistem, klikoni më mirë te Krijo Llogarinë dhe zgjidhni mënyrën tuaj të parapëlqyer të nënshkrimit të hyrjes duke përdorur ikonat e ndryshme.
Çfarë Informacioni Shpërndahet Ndërmjet Llogarive Kur i Lidh Ato?
Kur i lidhni llogaritë me platformat Facebook, Google dhe Apple, nxitjet do t’ju tregojnë se cilat leje të posaçme po mundësoni ndërmjet 2 llogarive. Në përgjithësi, shpërndahet vetëm informacioni bazë identifikues që lejon të lidhen kyçjet në sistem të llogarive.
Shënim: Kur përdorni një kompjuter publik, sigurohuni që ta nënshkruani daljen si nga programi FamilySearch edhe nga llogaria e lidhur me të me të cilën nënshkruat hyrjen. Nënshkrimi i daljes nga njëra prej tyre nuk jua nënshkruan përherë daljen nga tjetra.
nullShpresojmë që këto mundësi të reja të kyçjes në sistem do t’i ndihmojnë përdoruesit që pëlqejnë më shumë elasticitet me llogaritë e tyre. Dhe nëse thjesht e keni të vështirë të administroni tepër shumë fjalëkalime të ndryshme, shpresojmë që këto mundësi do t’ju ndihmojnë gjithashtu! Nënshkruajeni hyrjen ose regjistrohuni sot për ta provuar atë: